Borussia Dortmund përfiton maksimalisht nga humbja e Bayern Mynih, pasi merr një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin e pastër 1-3 në transfertën ndaj Leipzig dhe rikthehet në garë për titullin kampion, pasi ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e katërt.

Në “Red Bull Arena” u zhvillua një sfidë spektakolare, me ritëm të lartë e raste të shumta, teksa pas një pjese të parë në barazim pa gola, ishte fantazisti anglez Jadon Sancho që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55-të, pas një asisti të kapitenit Marco Reus.

Më pas ishte radha e sulmuesit kryesor të Dortmundit, Erling Haaland, që i shërbyer nga Sancho, shënoi golin e dytë në minutën e 71-të dhe të tretin për verdhezinjtë e të dytin personal në të 84-ën, duke vulosur fatin e takimit.

Golin e nderit për Leipzig e shënoi Sorloth në minutën e 90’, por atëherë nuk kishte më kohë për të provuar shmangien e humbjes, megjithatë skuadra e Naggelsman mbetet në vendi ne dytë të renditjes.

Top Channel