Mjegull  e dendur në Qafën e Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (Pamje)

09/01/2021 16:09

Pamjet që shihni janë nga Qafa e LLogorasë, ku siç shihet një mjegull e dendur ka mbuluar aksin rrugor.

Mjegulla e dendur që e bën gati të pamundur shikimin e qartë shtrihet gjerësisht në aksin prej disa kilometrash.

Nga pika e vrojtimit të ushtrisë deri në afërsi të fshatit Dukat shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është e dobët, ndaj këshillohen shoferët te bëjnë kujdes nëse lëvizin në këtë aks rrugor.

Ndiqni pamjet.

Top Channel