Liverpool “hakmerret” ndaj Aston Villës, e mposht dhe e nxjerr jashtë FA Cup

09/01/2021 00:44

Liverpool hakmerret për atë humbje të turpshme 7-2 në transfertën ndaj Aston Villës, pasi mbrëmjen e sotme ia doli të triumfojë me shifrat 1-4 në “Villa Park” dhe të kalojë në raundin e 1/16-ave të FA Cup.

Sulmi i “the reds” kishte përfunduar nën akuzë javët e fundit, pasi kishte shënuar vetëm një gol në tre ndeshje, por mbrëmjen e sotme e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të Sadio Mane.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pasi Aston Villa barazoi me anë të Barry, por në pjesën e dytë djemtë e Klopp dominuan totalisht dhe arritën të shënojnë edhe tre herë të tjera, fillimisht me Wijnaldum e më pas me Mane e Salah.

Vlen të theksohet se një kontribut të rëndësishëm dha edhe fantazisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili zbriti në fushë në minutën e 61-të dhe brenda 4 minutash dha asistet për golin e tretë dhe të katërt, që vulosën edhe fatin e takimit.

Top Channel