Pasi rikuperoi mbrojtësit nga dëmtimet, Andrea Pirlo po i humb ata nga koronavirusi, sepse pasditen e sotme listës së të prekurve i është shtuar edhe holandezi Matthijs De Ligt.

Lajmi është dhënë nga klubi i Juventusit, që njofton se De Ligt ka rezultuar pozitiv në xhiron e fundit të tamponëve dhe është vendosur në izolim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit, u janë nënshtruar sërish testeve.

De Ligt është futbollisti i tretë që Pirlo humb nga koronavirusi, pasi të hënën doli pozitiv mbrojtësi brazilian Alex Sandro dhe më pas të nesërmen iu shtua edhe kolumbiani Juan Cuadrado.

Shqetësimi në klubin bardhezi është se mos shtohen të tjerë të prekur, pasi këtë fundjavë do të përballet me Sassuolon në shtëpi, por një javë më pas do të udhëtojë sërish drejt Milanos, për t’u përballur me Interin.

Top Channel