
Një pjesë e madhe e Tiranës ka mbetur pa energji elektirke mbrëmjen e sotme. Sipas OSHEE, rreth orës 21:39 tek N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme.
Për pasoje kanë mbetur pa energji elektrike si: Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.
Njoftimi i OSHEE:
Përshëndetje!
Njoftojmë se në oren 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si:
Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.
Nga punonjesit e OSSH po meren masa per rikonfigurimin e skemave duke bere te mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë.
Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave.
Top Channel