Mafiozi i famshëm shqiptar, John Alite pranon se ishte një nga organizatorët e protestës në Capitol: Joe Biden do të sjellë komunizmin në Amerikë, nuk do ta lejojmë!

08/01/2021 14:31

Sipas tij në protestën e Capitol Hill ishin mijëra shqiptarë sepse ata e njohin më mirë komunizmin dhe nuk do të lejojnë që të ndodhë edhe në Amerikë

John Alite, në një lidhje direkte nga Amerika për “Shqipëria live” kundërshtoi faktin se është ende anëtar i mafias. “Unë kam qenë pjesëtar i familjes mafioze por u shkëputa plotësisht. Ama kuptova si është lidhja e mafias me korrupsionin. Nuk do të lejojë që të vazhdojë në SHBA. Bëra thirrje për një protestë paqësore”.

Mbështetësi i Trump u pa me flamurin dhe veshjen shqiptare në mes të turmës së protestuesve. “Shqiptarët nuk duan që të përjetojnë edhe këtu komunizëm. Joe Biden është qesharak, thonë që ka fituar më shumë vota se çdokush, por i ka të vjedhura.

Sipas tij, nëse në SHBA po disktutohet liria, edhe për vende të tjera të botës nuk do të ketë më liri.

Këto 6 muaj njerëzit po vriten dhe qeveria e lejoi të ndodhë. Nuk ka më liri të medias”.

Alite thotë se kjo luftë do të vazhdojë, “Biden nuk do të pranohet nga asnjë në këtë vend, kjo luftë nuk është në emër të Trump, por në emër të Amerikës!

 

 

Top Channel