Shëtitorja e re e Sarandës

Shëtitorja e re e Sarandës është drejt përfundimit dhe do të jetë gati për pak javë për të gjithë qytetarët. 

Shëtitorja është një ndër pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar. Gjithashtu në Ksamil është drejt përfundimit rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë.

Deputeti Alket Hyseni ka parë nga afër punimet në Ksamil gjatë vizitës në Sarandë ditën e sotme.

“Shëtitorja e re e Sarandës, mrekulli urbanistike që hedh shtat çdo ditë. Punohet me intesitet në të gjithë sektorët dhe për disa javë do jetë gati, në mënyrë që sezoni turistik ta gjejë Saradën, më të bukur se kurrë më parë.  Një vizitë në Ksamil ku së bashku me Adin inspektuam punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit (Depo+Rrjeti shpërndarës), lagja nr. 3 dhe nr. 4, me vlerë 1.5 milionë $.  Projekti ka të bëjë me ndërtimin e linjës së dërgimit nga depo ekzistuese tek depo e re me një gjatësi 4000 ml, ndërtimin e depos së re pranë zonës së varrezave prej 1000 m3 dhe linjës së shpërndarjes prej 11 000 ml. Punimet përfundojnë para sezonit turistik duke zgjidhur problematikën e furnizimit me ujë të Ksamilit”, shkruan Hyseni.

FOTO GALERI
9/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA