Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës në Turqi ishte në Muzeun Ataturk ku është pritur me ceremoni.

Ceremonia i la vend takimit të djeshëm të dy delegacioneve ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Më e rëndësishmja krijimi këshillit të bashkëpunimit strategjik të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë.

“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, tha Erdogan.

Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike.

“ Ne bashkë me autoritet shqiptare dakortësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim per të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”.

Krahas ndërtimit të 522 njësive të banimit Edi Rama vendosi një bast të ri me Erdogan, atë për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit.

Falë marrëveshjeve të nënshkruar mes dy ministrave të shëndetësisë të vendeve tona 100 pacientë me covid do të trajtohen falas në Turqi.

Ndërkohë bashkëpunimi mes dy shteteve parashikon krijimin e një universiteti turk në Shqipëri dhe restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Mesazhi i fundit i fundit i presidentit turk para se konferenca të mbyllej ishte për zgjedhjet në Shqipëri.

“Dua të uroj që zgjedhjet që do mbahen më 25 prill të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”.

Top Channel