Vrasja në Astir/ Publikohen mesazhet kërcënuese nga vëllezërit e dy motrave për familjarët e Përparimit, “Do të të…”
06/01/2021 13:48
Kristo, djali i Përparimit thotë se 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë rrëmbyer dhe kanë kërcënuar motrën e tij.
Kristo tregon disa xhama në pragun e shtëpisë, që sipas tij janë skena ku është kërcënuar motra e tij.
“Ja ku janë xhamat, motra në ato momente ka dalë rreth e qark, ka shpëtuar nga duart e tyre. Kanë qenë me pistoletë.Ne hasmëri tjetër nuk kemi.
Kemi pasur shumë kërcënime, kemi bërë dy kallëzime, sot e pamë çfarë janë në gjendje të bëjnë“.
Në mesazhet e publikuara, Bashkimi shkruan “Tani do të villni gjakun e motrave të mia”, ndërsa Gëzimi “Do të të gjej kudo që të jesh”.
Top Channel