Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” e ka komentuar negativisht vizitën e kryeministrit të vendit, Edi Rama në Turqi, ku u nënshkruan shumë marrëveshje me presidentin Recepp Taypp Erdogan.

Ai e krahasoi vizitën e sotme me vizitën e ish-diktatorit Enver Hoxha në Kinë, duke e konsideruar një vizitë për interesat e tij dhe jo të shqiptarëve.

Ngjela tha se Rama shkoi për t’i kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga reforma anti-korrupsion.

“Më bëri përshtypje që paskan bërë marrëveshje, tallen me popullin se kryeministra që të nënshkruajnë xhaminë s’kam parë ndonjëherë. S’kam mendim se do ta shpëtojë Erdogani. Se shpëton dot nga reforma anti-korrupsion. Nuk e di se si do e presin evropianët. Do të tallen të gjithë intelektualët. Ky i kërkon ndihmë se është në hall kaq mendoj se me këto lëshime kërkon të godasë investimet në shkolla të gylenit se është turp se deri tani i ka mbrojtur, Erdogan është kuazi tiran islamik, ua mori frymën me budallallëqet e tij. Një vizitë që ka marrë non sense. Ka shkuar t’i krehë bishtin për t’i marrë ndonjë lek, nuk është vend oportun për Shqipërinë. Do të na bëjë edhe një shkollë turke, një xhami turke. Një takim për interesin e tij jo për interesin e Shqipërisë”, tha Ngjela.

Top Channel