Situata në Amerikë/ Biden në konferencë: Trump dil tani live dhe jepi fund këtij kaosi

06/01/2021 22:14

Joe Biden në një konferncë urgjente për shtyp bëri thirrje që qytetarët të ndalojnë protestat e tyre, por apelin kryesor e pati me presidentin në detyrë Donald Trump.

“Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu. Kjo e sotmja është shfaqje e turpshme. Shohim një numër të vogël ekstremistësh, kjo është anarki, është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet. Fjalët e një presidenti kamë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president”, tha ai.

Ndërkohë Trump, përmes një postimi në Twitter më herët, bëri thirrje për qetësi.

“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Twitter.

Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u tha Trump turmave.

Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.

Certifikimi i rezultatit zgjedhor – hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar – është normalisht një procedurë rutinore, por këtë vit u shndërrua në debat të ashpër, pasi një grup republikanësh e kundërshton certifikimin në disa shtete.

Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i i ka ndarë edhe vetë republikanët.

“Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell, pasi disa republikanë kundërshtuan certifikimin e rezultatit në Arizona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA