Foto ilustruese

Lezhë – Një person është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë ndaj Eduart Pica. I shpalluri në kërkim është E. Sh., banues në Lezhë.

Policia njofton se ka arritur të sekuestrojë makinën tip “Benz” me të cilën ka lëvizur autori.  Dyshohet se për motive të dobëta E.SH ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues Eduart Pica.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

Top Channel