Pamjet/ Gjuetarët e paligjshëm nuk kursejnë as Flamingot në Lagunën e Nartës

06/01/2021 11:00

Gjuetia e Paligjshme vijon të jetë problem në Lagunën e  Nartës.

Mëngjesin e sotëm peshkatarë të zonës te Nartës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri ( gjuetie). Më herët ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë.

Ndërkohe qe ky shqetësim është ngritur disa here, ku janë shkatërruar dhe vendet ku fshiheshin gjahtarët , por fenomeni vijon duke mos kursyer as flamingot dhe pelikanët. Sakaq,  dy muaj më parë policia nisi aksion për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në zonë.

Pas 21 vitesh flamingot u rikthyen në Nartë në vitin 2018. Por mesa duket nëse gjuetia e paligjshme nuk ndalohet, këto krijesa të mrekullueshme rrezikon që të largohen sërish.

Top Channel