Porti turistik në Vlorë/ Hapet tenderi për projektimin dhe ndërtimin e “Marina Vlorë”

06/01/2021 16:06

Ministria e Infrastrukturës ka hapur tenderin për dhënie me koncesion PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një Porti turistik në qytetin e Vlorës (Marina Vlorë).

Hapja e ofertave sipas dokumentave të tenderit do të bëhet më 26 shkurt 2021. Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë për 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj. Ndërsa vlera e investimit nuk duhet të jetë më e vogël se 22.7 milion euro nga ofertuesit.

 

Top Channel