Në Shqipëri kompania që akuzoi Trump/ E vetmja në garë për votimin dhe numërimin elektronik më 25 prill

06/01/2021 15:03

Kompania e sistemeve elektronike të votimit e numërimit elektronik Smartmatic e akuzuar nga avokatet e Presidentit Trump për manipulim në zgjedhjet presidenciale, aplikon në prokurimin e hapur nga KQZ-z për zgjedhjet e 25 Prillit.

KQZ thotë se nga gjashtë kompani që treguan interes, vetëm  ajo angleze Smartmatic aplikoi  në prokurimin e shpallur  për identifikimin, votimin dhe numërim elektronik në disa zona pilot të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA Sideny Poëell avokat i Donald Tramp lëshoi akuza për manipulim ku përfshihej kompania Smartmatic.

Shefi ekzekutiv i Smartmatic menjëherë i dërgoi një njoftim ligjor mediave si “Fox News” apo të tjerave pro Trump se po përhapnin lajme të rreme e shpifëse në një fushatë dezinformimi ndaj kompanisë së tij.

“Ata nuk kanë asnjë provë të mbështesin sulmin e tyre ndaj Smartmatic sepse nuk ekziston asnjë provë. Kjo fushatë është modeluar për të shpifur për  Smartmatic dhe nënvleftësuar legjitimitetin e mbajtjes të zgjedhjeve” do të deklaronte Antonio Mugica.

Pajisjet e kësaj kompanie u përdorën në Venezuelë gjatë periudhës 2004-2017.

Smartmatic u vu nën akuzë për mashtrime elektorale në zgjedhjet parlamentare të Venezuelës të vitit 2017 e si pasojë mori vendimin të ndërpresë aktivitetin në këtë vend.

Dy ditë pas këtyre zgjedhjeve Shefi ekzekutiv Smartmatic, Antonio Mugica deklaroi se regjimi Venezuelës kontrollonte trupën elektorale duke manipuluar të paktën 1 milion vota.

Smartmatic është themeluar nga venezueliani Antonio Mugica me profesion inxhinier elektrik.

Në vitin 2014 bashkë me britanikun Lord Mark Malloch-Broën ata ngritën kompaninë SGO me qendër në Londër me objekt kryesor të punës teknologjinë në zgjedhje përmes votimit elektronik me pajisjet e Smartmatic.

Lord Mark Malloch-Broëën është president i bordit të drejtorëve të kësaj kompanie ndërsa Antonio Mugica shef ekzekutiv i përgjithshëm.

Smartmatic thotë se ka ndihmuar qindra milion votues në të gjithë botën duke numëruar elektronikisht 4 miliard vota me efikasitet dhe transparencë.

Teknologjia e kësaj kompanie është përdorur në zgjedhjet për parlamentin europian në Estoni, Belgjikë dhe Bullgari përfshi zgjedhjet në Filipine në 2018 e ato të vitit 2017 në Itali dhe Argjentinë.

Muhamed Veliu

Top Channel