Hidhet Kryqi i Bekuar në ujërat e Osumit/ 9 të rinj sfidojnë temperaturat e ulëta, triumfon 21-vjeçari

06/01/2021 11:22

Edhe pse në kohë pandemie, qytetarët beratas kanë mbushur sot dy brigjet e lumit Osum, për t’u bërë pjesë e ceremonisë së hedhjes së Kryqit.

Priftërinjtë e Kishës Orthodokse në Berat, të gjithë të pajisur me maska, janë nisur nga Kisha e “Shën Dhimitrit” drejt Urës së Goricës, për kryerjen e ritualit të hedhjes së kryqit.

9 të rinj beratas sfiduan temperaturat e ulëta dhe u futën në ujin e ftohtë të Osumit, për të pritur kryqin. Ceremonia e hedhjes së kryqit u mbajt nga prifti Johan Qako, që pas ritualit fetar hodhi kryqin e bekuar në lumë. Kryqi u kap nga 21-vjeçari Daniel Lirza,i cili me kryqin në dorë depërtoi në mes të turmës.

Sipas traditës, 21-vjeçari troket derë më derë në portat e banesave të lagjeve: “Mangalem”, “Goricë” e “Kala” si dhe në lagjet e tjera beratase, ku “dorovitet” nga banorët.

Top Channel