Paraditen e sotme, në ujërat e lumit Osum u hodh Kryqi i Bekuar, ku 9 të rinj, pavarësisht temperaturave u futën në lumë, por vetëm 21-vjeçari Daniel Lirza mundi të fitojë.
I pranishëm në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Berat ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pas ceremonisë, Meta duke shprehur kënaqësinë që ishte i pranishëm sot në qytetin e kulturës dhe traditave mijëravjeçare, uroi të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë.
“Le të na ndriçojë kjo ditë e bekuar dhe ky moment për të na forcuar besimin në Zot, për të përballuar sfidat e vështira dhe për të na mbrojtur nga kjo pandemi. Le të na ndihmojnë këto bekime të sotme për të qenë më të bashkuar dhe për të përballuar sfidat e këtij viti”, u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta iu shmang pyetjeve politike dhe zgjodhi vetëm të shpërndante urime.
Top Channel