Fushë Krujë, sherr në fundvit/ Ndalohet një 43-vjeçar, shpallet në kërkim vëllai i tij

06/01/2021 10:22

Është zbardhur konflikti i ndodhur fundin e vitit të shkuar në Fushë Krujë.

Kështu, mësohet se është ndaluar shtetasi K. L., 43 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020 kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu shtetasi K. L. u konstatua duke mbajtur subjektin e tij të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Top Channel