Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur.

Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.

Përrallat e tij shpalosin mençurinë dhe filozofinë e vendit të tij dhe popujve që njohu dhe vizitoi. Këto përralla janë një visar i çmuar, që duhen vlerësuar e ruajtur me kujdes, sepse në pjesën më të madhe të tyre ato përshkruajnë ngadhënjimin e së mirës ndaj së keqes, fuqive të mira ndaj atyre të këqija. Ato përmbajnë tablo magjepsëse të natyrës, figura njerëzish që vuajnë, figura princash e princeshash që kanë të njëjtat ndjenja si njerëzit e zakonshëm. Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e tërë: ajo e dashurisë për jetën në përgjithësi, dhe për njeriun në veçanti. Pas përkthimit në 153 gjuhë të botës, më në fund përrallat e Andersenit vijnë në shqip të përmbledhura në këtë vëllim.

Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.

 

Të Dhëna

Lloji i botimit Paper back
Fletët 893
ISBN 9789928332097
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Klodian Briçi

 

 

Top Channel