Covid-19 ka ndikuar edhe në shtimin e problemeve gjinekologjike te gratë, pasi herë nga frika e Covid-it, herë nga neglizhenca, gratë nuk janë paraqitur te mjeku gjinekolog.

Por nga ana tjetër, kjo ka bërë që një mosmjekim në kohë të çojë në ndërhyrje kirugjikale .

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Prof.Eliona Demaliaj  thekson se grave u është ofruar kujdes shëndetësor  edhe gjatë pandemisë. Ndërhyrjet kirurgjikale i përkasin një game të gjerë, si ato që lidhen me sëmundjet malinje edhe ato beninje. Janë kryer 780 ndërhyrje kirurgjikale .

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, tanimë ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me laparoskopi, që nuk konsiderohen kirugji e rëndë.

Top Channel