80 vjeçarja e humbur që në datën 29 dhjetor, familjarët apel për ndihmë

05/01/2021 14:56

E bija e Files Kodrës, e cila jeton në një fshat të Shkodrës, kërkon ndihmë pasi sipas saj policia nuk ka bërë kërkimet e duhura.

Nëna imë doli të martën në orën 2, kam pritur 24 orë për të bërë kallëzimin në polici. Shkova dhe i thashë që më ka humbur nëna. Asnjë polic nuk ka ardhur të më pyesë se ku mund të ketë shkuar nëna që të dinë ku të kërkojnë”.- tha vajza e File Kodrës në “Shqipëria live”.

Sipas Lule Kodrës, nëna ishte nisur për te vajza tjetër dhe për të nuk ishte hera e parë.

Policia nuk ka marrë asnjë masë, më thanë që do ta vendosim në zbatim direkt por nuk e kanë bërë. Ne duam që të kërkohet edhe te lumi, se ndoshta ka rënë aty”.

Sipas saj, nëna nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor, megjithatë thotë se ajo ka humbur edhe verën e kaluar por u kthye vetë në shtëpi.

Atë ditë, File Kodra kishte veshur rroba të zeza, me shami të zezë dhe ka një nishan dallues në faqen e djathtë. Kushdo që ka informacione mund të kontaktojë në numrin 0688385789.

 

Top Channel