Ekskluzive/ Vajza e Përparim Telës dhe viktimës u nis të trafikohej në Greqi, s’u pranua prej tiparit të veçantë

05/01/2021 14:05
Mimoza, vajza e Përparim Telës dhe Kristina Bardhit

Vargu i detajeve të rënda të zbuluara pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhit nga 59-vjeçari Përparim Tela vijon.

Mimoza, vajza e Kristina Bardhit dhe Përparim Ademit  është nisur që të trafikohej në një familje greke por s’është pranuar për shkak të një tipari dallues, një sy jeshil dhe një sy ngjyrë kaf.

Emisioni “Shqipëria Live“ në Top Channel ka siguruar foto të vajzës e cila tani është 30 vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela. Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
15/15
Autori, Përparim Tela

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA