Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.

Kosova dhe zgjedhjet janë tema e diskutimit në Open në Top Channel ku janë të ftuar analistët Berat Buzhala dhe Andi Bushati. Analisti nga Kosova tha se qeverinë Hoti e ka rrëzuar bashkësia ndërkombëtare.

A e rrëzoi Albin Kurti qeverinë Hoti?

“Unë mendoj se qeverinë Hoti e ka rrëzuar bashkësia ndërkombëtare. Pas fitores së Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndryshuar qëndrimi i bashkësisë kombëtare në Kosovë”- tha Buzhala.

Top Channel