Liverpool pëson humbjen e dytë në kampionat, pas asaj 7-2 në transfertë ndaj Aston Villës, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 në “St. Mary’s Stadium” ndaj Southamptonit vendas.

Sulmuesi 28-vjeçar anglez Danny Ings shënoi golin e vetëm për Southampton në minutën e dytë të takimit, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale të arbitrit, ndonëse “the reds” krijuan mundësi të shumta shënimi.

Përtej humbjes, ajo që shqetëson më së shumti trajnerin gjerman Jurgen Klopp, është forma e dobët e repartit të sulmit, pasi skuadra ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndonëse nuk ka munguar asnjë nga treshja titullare Mane-Salah-Firmino.

“The reds” vijojnë të qëndrojnë në vendin e parë me 33 pikë, po aq sa ka edhe Manchester United, por vlen të theksohet se “djajtë e kuq” kanë luajtur një ndeshje më pak dhe mund të shkëputen të vetëm në krye.

Top Channel