Klubi i Juventusit ka njoftuar mbrëmjen e sotme se mbrojtësin Brazilian Alex Sandro ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe për këtë arsye është vendosur menjëherë në izolim.

Braziliani humb kështu transfertën ndaj Milanit, e programuar për të mërkurën në mbrëmje, ndërsa i gjithë stafi teknik dhe futbollistët e klubit bardhezi do t’u nënshtrohen tamponëve nesër, në prag të ndeshjes ndaj kuqezinjve.

Shqetësimi në klubin torinez është i madh, pasi Alex Sandro ka qenë bashkë me grupin deri mbrëmjen e djeshme, ku luajti titullar ndaj Udineses dhe mund të dalin të tjerë lojtarë pozitivë nga tamponët që do të kryhen nesër.

Top Channel