“I vrau Taulanti”/ Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, dëshmi të reja tronditëse, zbardhen bisedat sekrete të Elona Kaleshit dhe vajzave të viktimave

04/01/2021 10:36

ITALI- Detaje të reja tronditëse kanë dalë në skenën e krimit horror të ndodhur në Itali, ku një çift shqiptarë nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të masakruar dhe të ndarë në 4 valixhe.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ish e dashura e djalit të çiftit – Elona Kalesha ka hedhur akuza ndaj djalit të familjes, Taulant Pasho.

“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”.

Mediat italiane shkruajnë se biseda telefonike është zbardhur nga grupi hetimor. Ndërkohë thuhet se 36-vjeçarja Elona Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje ajo ka theksuar se i biri i kishte tërhequr zvarrë me motor më herët prindërit e ndjerë.

Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thekson asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm.

Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vittoria dhe Dorina, ku e para thotë se “Vrasësja është Kalesha.”

“Unë i thashë familjes Kalesha”.

Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se: “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”.

Më tej mediat italiane shkruajnë se ditën e djeshme karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Sjellim në vëmendje shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës, më datë 8 Janar. Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që prej 2 Nëntorit 2015.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel