Pronaret e automjeteve ishin shoqe/ Vlorë, u vihet qëllimisht zjarri 2 makinave
03/01/2021 09:38
Dy automjete janë djegur gjatë natës, në hyrje të Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, zjarri në automjete ka qenë i qëllimshëm.
Mësohet se dy pronaret e makinave janë shoqe midis tyre.
“Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel