Pamjet/ Aksidenti në Lezhë, makina u bë copë-copë pas përplasjes me trafikndaresën, tre persona shpëtuan “për mrekulli”

03/01/2021 16:33

Këto janë pamjet nga aksidenti i frikshëm që ndodhi në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit.

Siç shihet makina ku udhëtonin tre persona, është bërë copë-copë pasi u përplas me trafikndarësen dhe më pas shpërtheu në flakë.

Dy nga tre personat kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime të rënda, ndërsa pasagjeri Luan Cakoni është transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit ,mjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.

Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel