Bilanci i aksidenteve për sot vazhdon të rëndohet.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, ku automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë 6 persona të plagosur dhe një viktimë, 5 prej tyre janë pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, si dhe janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe humbi jetën pasagjeri shtetasi Klevis Dedja, 35-vjeç.
Kujtojmë se me aksidentin e Elbasanit, sot në ditën e tretë të vitit të ri, u shënuan 5 aksidente tragjike me 4 viktima dhe disa të plagosur.
Gjatë pasdites një automjet në të cilin lëviznin 3 persona u përfshi nga flakët pas përplasjes me trafik ndarësen në aksin rrugor Lezhë -Mamurras, në afërsi të Laçit. Një person mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mjeti në flakë bllokoi trafikun.
Ndërkohë në mëngjes herët një 24 vjeçar humbi jetën në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë. I riu drejtonte një mjet tip “Benz”, por humbi kontrollin.
Një 62 vjeçar humbi jetën në Përmet. Ai udhëtonte me biçiklete ne aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku u godit për vdekje nga një mjet “Renault”.
Një tjetër aksident ndodhi edhe në Gjorm të Vlorës, ku një 27 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Top Channel