Dardha si destinacion/ Dhjetëra pushues drejt fshatit turistik në këto ditë të para të vitit të ri

03/01/2021 19:35

Dardha edhe këtë fundjavë u kthye në destinacion kryesor të pushuesve që në përfundim të ditëve të pushimit ju drejtuan fshatit me natyrë të rrallë e vlera të shumta.

Një pjesë e pushuesve pas qëndrimit në Korçë zgjodhën fshatin e qetë për të për mbyllur pushimet ndërsa të tjerë pasi festat i kaluan në shtëpi zgjodhën që ta bënin më interesante fundjavën pikërisht me këtë destinacion.

Bora, rrugët me kalldrëm, shtëpitë e fshehura mes natyrës dhe mikpritja dardhare prej vitesh tërheqin turistë e vizitorë që këtë herë ishin më të shumtë.

Aq të shumtë ishin pushuesit që zgjodhën fshatin sa që nuk munguan as vështirësitë në qarkullim e pavarësisht kësaj pushuesit pritën me durim mes trafikut të rënduar për të udhëtuar drejt fshatit e për ta vizituar atë.

Top Channel