Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Ata që humbën shtëpitë gjatë tërmetit të vitit 2019 shpresojnë se kjo do të jetë festa e fundit e ndërrimit të viteve që e kaluan të pastrehë.
Muhamed Veliu ishte në zonat më të goditura në Shijak e Thumanë ku bisedoi me banorë që presin t’u mbarojnë shtëpitë e reja. 158 shtëpi për 287 familje pritet të ndërtohen në Thumanë. Hasan Jangozi është një prej atyre që është besimplotë se mesi i këtij vitit do ta gjejë në shtëpinë e re. ”Brenda këtij vitit shpresoj të më gjejë në shtëpinë e re, me vonesë i filluan por është bërë punë e mirë. Unë jam vetë i 6 3 plus 1 më takon “, tha ai.
pas Thumanës e Durrësit Shijaku ishte një tjetër qytet me dëme të mëdha dhe si pasojë u desh rrafshimi i një lagjeje. Vera Xhaferri dhe Vojsava Hoxha janë banoret që i thanë TCH që do të përfitojnë shtëpi më të mëdha se sa ato që kishin. “Shresojmë që 2021 të jetë vit i mbarë për shqiptarët që edhe ne të hymë në shtëpoitë e reja. Dy dhoma e kuzhinë përfitoj”, tha Vera.
Top Channel