Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Krahas mbështetjes për strehim përmes programit të kredive të buta apo bonusit të qirave, Bashkia e Tiranës dhuron për çdo të porsalindur një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re.
Edhe këtë vit, kjo traditë e bukur nuk kishte se si të mungonte. Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti ka qenë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për të dorëzuar shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit. Fotot janë shpërndarë nga Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj, teksa thekson se Ajla e cila lindi sapo ora shënoi 00:01 dhe foshnjat që erdhën pak më vonë, janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri.
“Jeta hap rrugën këtë 2021-sh. Ajla ka lindur sapo ora shënoi 00:01, disa foshnja të tjerë erdhën pak më vonë, por të gjithë janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri. Sot, në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, nën/kryetarja Anisa Ruseti dorëzoi shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit”, shkruan Veliaj. Ndërkohë qeveria jep edhe bonusin e bebes në vlerën 400 mijë lekë.
Top Channel