Një video seksi “e vjedhur” nga celulari i modeles bukuroshe Gisella Anastasia është shpërndarë online në Indonezi, çka ka sjellë arrestimin e saj prej ligjeve të ashpra të anti-pornografi në vend.
Modelja dhe këngëtarja 30-vjeçare indoneziane është akuzuar pas akteve të turpshme në videon 19-sekondëshe që është publikuar në rrjet, sipas aktivistëve nga një ish i dashur i saj në shenjë hakmarrjeje.
Indonezia njihet për ligjet e saj të ashpra ndaj pornografisë, zotërimi apo shpërndarja e të cilave dënohet me deri në katër vjet burg.
Gisella, ish-gruaja e një personazhi të njohur televiziv, u mor në pyetje nga policia për shkeljeve të neneve 4, 8, sipas të cilave mund të përballet me një maksimum prej 12 vjet burg.
Partneri i saj i seksit në video, i identifikuar si Michael Yukinobu Defretes, është akuzuar për të njëjtat shkelje.
Dyshja kishin filmuar veten duke bërë seks në një dhomë hoteli në 2017 me celularin e Gisella, të cilin ajo i tha policisë së më vonë e kishte humbur.
Pamjet ishin publikuar nga dy burra që tashmë janë arrestuar me akuza shkeljeje të ligjeve të veprimeve informatike dhe të ligjeve anti-pornografi.
Polica e Xhakarta tha: “Kur u pyet përse e kishte regjistruar videon, ajo tha se ishte për ‘dokumentim personal’ dhe jo për shpërndarje”.
Top Channel