Festa në ekranin e Top Channel/ Spektakli “Portokalli” do ju shoqërojë në ndërrimin e viteve

31/12/2020 12:33

Portokalli do të jetë spektakli i madh tradicional në Top Channel që do të shoqërojë shqiptarët në këtë ndërrim viti.

Aty do të ketë gjithçka. Personazhe të vjetër e të rinj. Ndodhi shoqërore, ekonomike e politike, të shoqëruara me kryefjalën e programit, humorin.

Personazhet janë po ata me të cilët publiku është mësuar e ka qeshur ndër vite. Por të rejat përfshijnë numra më shumë, personazhe më të zgjeruar, baletin e pandashëm e argëtimin e çdo ndërrimi vitesh.

Një gëzuar në shtëpinë e çdo shqiptari kudo është. Me të qeshurat që ky vit na i ka rralluar dhe me urimin për shëndet të mirë, zgjedhja juaj është Portokalli, si gjithmonë në ekranin e Top Channel.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel