Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Pensionistët, gjyshërit, prindërit tanë janë dhe do të vazhdojnë të përbëjnë një element të rëndësishëm, në edicionet tona të lajmeve.
Viti 2020 ishte i vështirë veçanërisht për ta. Kur i pyesim njerëzit e moshës së tretë, na thonë se shëndeti qëndron mbi të gjitha. Është si 1-shi. Gjithçka tjetër janë si 0 pas tij.
“Sa më shpejt të ikë kjo pandemi, të na qetësojë.
Tavolina do ketë gjelin e detit, bakllavanë.
As nipër, as mbesa jemi të ndarë këtë vit.
Jemi të ligështuar, ca nga pandemia, ca nga tërmeti, fëmijët i kemi larg.
Do jetë më mirë besoj dhe uroj, ky vit i ri.
“Kovikti” nuk ka hyrë në shtëpinë tonë.
I them “kovikti”, se e kam inat.
Shëndet paçin shqiptarët, se të tjerat i rregullon vetë po pate shëndet.
Unë jam mjeke, e kalova Covidin. E kurova vetë veten. Mjekët, infermierët, policët, ju gazetarët, ishit grupet më të sakrifikuara këtë vit. Shëndet të gjithëve! Gëzuar!”.
Top Channel