Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen tre automjete, plagosen 2 persona! Një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

31/12/2020 18:42
Ilustrim

Një aksident është shënuar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA