Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina me 6 persona del nga rruga dhe përmbyset. Lëndohen 3 fëmijë

01/07/2026 12:57

Aksident në aksin Lushnjë-Berat. Një makinë tip Golf, ku udhëtonin 6 persona, është përfshirë në një aksident në Fiershegan.

Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen, ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë, ku është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre është stabël, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel