Osmani, vizitë në FSK: Ushtria e Kosovës po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne

30/12/2020 15:01

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tha se pavarësisht sfidave, ajo që është projektuar si ushtria e ardhshme e Kosovës, pati një vit të suksesshëm.

Osmani, në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, tha se këtë vit është përmbyllur edhe faza e parë e transformimit të kësaj force në ushtri.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne. Sot, forcat tona po ecin drejt një të ardhmeje të sigurt në një ambient jo aq të sigurt ndërkombëtar”.

Osmani tha se shndërrimi i FSK-së në një ushtri moderne po bëhet falë ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA.

Osmani përsëriti qëndrimin e saj se për Kosovën është orientim thelbësor dhe strategjik anëtarësimi në NATO, pasi, sipas saj, FSK-ja kështu do të kontribuonte për paqe në rajon dhe botë. Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura. Është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës të zgjasë dhjetë vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA