Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Zenun Elezi për shkak të konfliktit të interesit.
“Më datë 20.02.2018, si person zyrtar, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës, e ka ditur se vajza e tij ka aplikuar në pozitën mjeke e praksës së përgjithshme në QKMF dhe ka marrë pjesë personalisht në çështjen zyrtare – administrative, duke marrë vendim me të cilin ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës bazuar në konkursin e publikuar për pozitën ‘Mjek i praksës së përgjithshme’, në atë mënyrë që komisioni në fjalë e ka përzgjedhë vajzën e të pandehurit si më të suksesshmen duke e punësuar të njëjtën si mjeke të praksës së përgjithshme në QKMF.
Sipas Gjykatës me këto veprime i pandehur ka kryer vepër penale konflikt interesi, nga neni 424 par. 1 të KPRK-së,
“Të pandehurit Z.E gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej katërmijë euro (4000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej gjashtë muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€”.
“Si dhe dënim plotësues ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëqind (100) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Top Channel