​Hoti: Jam i kënaqur që LDK ka vlerësuar punën e qeverisë, jam i bindur se do të fitojmë

30/12/2020 15:57

Kryeministri Avdullah Hoti, pas nominimit nga partia e tij që të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen tha se është mirënjohës që ka marr sërish besimin nga partia e tij.

“Jam tepër i kënaqur që LDK i ka bërë vlerësimin punës së qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës për besimin që e kam marr të plotë që të jem kandidat i LDK-së për këto zgjedhje”, tha ai.

“Do të dal para qytetarëve me ofertën e re. Jam i bindur se jemi favorit se do të fitojmë në këto zgjedhje”, tha Hoti

Top Channel