Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

29/12/2020 16:30

Dy shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale: vjedhje, falsifikim dokumetash dhe trafikim narkotikësh, janë ekstraduar nga Franca e Gjermania drejt Shqipërisë.

Shtetasi Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”.

U ekstradua gjithashtu shtetasi Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë/ Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.

Top Channel