TOP STORY/ Skema që zhvati qindra milionë euro, si u futën në kurth shqiptarët përmes kredive
29/12/2020 23:39
Në dokumentarin me dy seri “zhvatje përmes kredive”, Top Story zbërtheu një skemë të gjerë abuzimi qindra milionë euro ndaj qytetarëve.
Institucione financiare private blejnë kreditë e këqija nga bankat dhe fundosin me interesa dhe kamata qytetarët në mënyrë antiligjore.
Dokumentari zbuloi ekskluzivisht një raport hetimi të Ministrisë së Drejtësisë që zbardhte skemën e mashtrimit, emrat e përfshirë, fotot e tyre, kompanitë dhe përmbaruesit.
Hetimi zbardhi zhdukjen e qëllimshme të dosjeve nga përmbaruesit, duke mbajtur të bllokuara padrejtësisht pronat e qytetarëve.
Emisioni i plotë:
Top Channel