Pyetet nëse ka menduar dorëheqjen. Ministrja e Shëndetësisë komenton ndryshimet në qeveri

29/12/2020 18:21

Ministrja, Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë një përgjigje konkrete teksa u pyet në emisionin Top Talk nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse ajo e ka menduar dorëheqjen në këtë vit të vështirë me pandeminë.

Ajo ka thënë se qeveria është e gjitha në punë dhe nuk ka ndaluar në asnjë moment për menaxhimin e situatave që është përballur.

“Qeveria është e gjitha në punë. Nuk po ndalet në asnjë moment. Jo vetëm për menaxhimin e pandemisë por edhe për programin e rindërtimit dhe programeve të infrastrukturës apo energjisë. Ajo që dua të them është se sot më shumë se kurrë vëmendja duhet të jetë tek ata që kanë më shumë nevojë për qeverinë.” ka thënë Manastirliu.

Top Channel