Ndryshimet në qeveri, largimi i Cakajt/ Salianji: S’u bë kurrë ministër, lëvizje për të zhvendosur vëmendjen

29/12/2020 21:53

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i komentoi ndryshimet e fundit në qeveri si “lëvizje për të zhvendosur vëmendjen”.

Në studion e “Open”, Salianji nuk i kurseu sulmet ndaj Gent Cakaj, që u largu nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë, ndërsa tha se ai “do mbete si ushtruesi i detyrës pa u bërë kurrë ministër”.

Sipas Salianjit, këto lëvizje në qeveri nuk janë një gjë e re, por vetëm “riciklim të korruptuarish”

“Për shumëkënd Gent Cakaj nuk ekzistonte dhe sot shkarkohet Edi Rama si Ministër, Cakaj do mbete si ushtruesi i detyrës pa u bërë kurrë ministër. Veç dështimeve në poetikën e jashtme, do mbahet mend si Ministri që pati akuza nga Presidenti si abuzim dh qasje në dokumentet sekrete, ndërsa nuk kishte marrë dakordësinë nga institucioni që jep certifikatën e sigurisë. Ishte qesharak, ndërsa sot deklaroi që ndër sukseset e tij është dhe hapja e negociatave, që ka 7 vjet që thuhet, por nuk ka hapje negociatash as sot. I vetmi sukses nëse mund t quaj është përdorimi nga Rama për sulmet ndaj ish-ministrit të Jashtëm, për të diskredituar paraardhësin e vet. Në gjithë filozofinë e vet, ky nuk u bë kurrë ministër, për shkak të profilit më të ulët, ky u kthye në personazhin më qesharak në këtë periudhë. Këto lëvizje janë zhvendosje vëmendje, për qytetarët nuk ka asnjë të re, kemi riciklim të korruptuarish, bëhen vetëm për llogari të Ramës”, tha Salianji

Top Channel