Si pasojë e motit të keq, që ka prekur vendin, shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.

OSSH raporton se zonat më të prekura janë në Tropojë, Shkodër, Lezhë, Koplik dhe Burrel.

“Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish”- thuhet në raportin e OSSH-së.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqiten në zonat rurale, ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë.

OSSH siguron qytetarët se brigadat e terrenit në të gjithë vendin po punojnë me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura.

Top Channel