
Fitoi luftën me kancerin, por humbi jetën nga pickimi i një insekti, humb jetën 30-vjeçarja, familja akuza spitalit: Do të ishte gjallë nëse…
19/09 08:21
Teksa Kroacia u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale, të shumtë janë personat që janë solidarizuar, duke ofruar ndihmën e tyre.
Mes personave që nuk kanë kursyer ndihmën e tyre është edhe një shqiptar nga Hasi, i quajtur Alban Morina, i cili ka shpërndarë bukë për njerëzit e prekur nga tërmeti.
Morina ka publikuar foto në “Facebook” dhe ka shkruar “E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”
Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.
Top Channel