Konferenca e fundvitit, Rama: Optimist për të ardhmen, 202 të larguar e 118 të konfirmuar në Vetting

29/12/2020 10:39
Kryeministri i vendit, Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme po organizon mbledhjen online me gazetarët për fundin e vitit.

Ai e nisi me Reformën në Drejtësi, ku tha se janë larguar 202 gjyqtarë dhe 118 të konfirmuar në Vetting.

“Drejtësia ende ka probleme dhe ende s’ka arritur në atë pikë që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. Dua të ndaj me të gjithë faktin që procesi i ndërtimit të një drejtësi të re nuk është sa hap e mbyll sytë e pa pengesat veta. po të shohim bilancin mendoj s’ka arsye të jemi optimist për të nesërmen. Ka nisur me pastrimin e të gjithë llumit të mbledhur në dekada në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat atëherë me siguri që ajo që thashë konfirmohet. Arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen është se në total janë rivlerësuar 322 individë nga të cilët më shumë janë shkarkuar se sa janë konfirmuar. Plot 128 të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me siguri me vetëdijen e pamundësisë për të kaluar filtrin, 118 janë konfirmuar. 202 të larguar e 118 të konfirmuar, një shifër domethënëse për të pasur një pamje të thellësisë së pastrimit të sistemit. Paralelisht me pastrimin po konsolidohet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Ata që s’kanë mundur të justifikojnë pasuri do të përgjigjen përpara drejtësisë. Nga përgjigja përpara drejtësisë për ata që e morën peng drejtësinë për dekada do të konfirmohet kthesa historike. Fjala kyç në këtë proces është durim”, tha Rama.

Top Channel