Gjykata e Lartë po funksionon/ Trupa gjyqësore ende e paplotë, mijëra dosje në pritje

29/12/2020 16:10

Vendimi i fundit unifikues nga kolegjet e bashkuara u shpall në vitin 2016.

Për shkak të efekteve të vettingut që solli rënie të kësaj gjykate, dyert e kolegjeve të bashkuara janë mbyllur prej vitit 2016. Gjykata e Lartë, pas reformës vazhdon ende me tre gjyqtarë dhe është larg plotësimit me 19 anëtarë. Dhe në një situatë të tillë, dyert e kolegjeve nuk u hapën për gjyqtarët, por për mediat.

Zëvendës kryetari Sokol Sadushi thotë se me gjithë numrin e pakët të anëtarëve, në nëntë muaj u shqyrtuan 2 mijë çështje. Por stoku e ka kapërcyer pragun e 35 mijëve.

Sadushaj shfaqet optimist gjithsesi. Sidoqoftë, GJKL-në e presin dy sfida, e para Gjykata Kushtetuese dhe e dyta fluksi i dosjeve.

Top Channel