Dhimbje dhe shpresë nga Kroacia, momenti prekës kur dalin gjallë nga rrënojat babë e bir (VIDEO)

29/12/2020 17:12

Në orën 12:19 një tërmet prej 6.3 ballësh tronditi Petrinjën dhe Zagrebin. Lëkundjet u ndien në të gjithë Kroacinë, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.

Dëmi material është tejet i madh dhe deri tani nga mediat vendase raportohet se ka humbur jetën një fëmijë 12 vjeç dhe një djalë 20-vjeçar.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar momentin kur ekipet e kërkim shpëtimit nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura babanë dhe djalin e tij të vogël.

Siç duket edhe në video, babai nuk e lëshon nga duart për asnjë moment djalin derisa futen në ambulancë dhe marrin trajtim mjekësor.

Top Channel