Bie nga ballkoni një grua në Vlorë, transportohet në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore nga dëmtimet e marra
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e “Rinasit”.
Raportohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina, ku të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar.
Shkak i këtij aksidenti masiv dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel